Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Përgatitjet anti-Islandë, dy dilema për trajnerin Edi Reja

Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë pas krahëve humbjen në Izrael dhe fokusi është kthyer te dueli i fundit në Nations League ndaj Islandës.

Kuqezinjtë kanë zbarkuar sot në Shqipëri në orën 15:00, teksa në orën 18:00 është kryer seanca e parë stërvitore anti-Islandë.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë, kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë minimale, ndërsa të tjerët kanë marrë ngarkesë të plotë.

Gazetarja e SuperSport, Albana Bejko raporton se dy lojtarë të Kombëtares janë në dyshim për shkak të problemeve fizike: Arlind Ajeti dhe Myrto Uzuni, aktivizimi i të cilëve nuk është i sigurt për duelin e radhës.

Shqipëria pret Islandën në “Air Albania” të martën e 27 shtatorit, duke nisur prej orës 20:45, përballje që do transmetohet në SuperSport 2. Fitorja në këtë ndeshje na siguron vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës B.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...