Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përgatitjet parasezonale, klubet e Superiores larg vapës përvëluese

Në shtegtim për të evituar temperaturat e nxehta, në pritje të nisjes zyrtare të kampionatit, fiksuar në 24 gusht. Kukësi dhe Teuta, pas mbylljes së aventurës europiane, kanë zgjedhur opsionin e një tjetër minifaze përgatitore për t’u gjendur gati, siç duhet, për sezonin e ri.

Për verilindorët nis, në fakt, më herët, pasi Kukësit do t’i duhet të zbresë në fushë në 18 gusht për të diskutuar me Partizanin, në “Elbasan Arena”, Superkupën e Shqipërisë. Verilindorët, nën drejtimin e Shpëtim Duros, i janë drejtuar për një periudhë disaditore Mavrovës, ku skuadra do të ketë mundësinë për të punuar në kushte më optimale, ndërkohë që drejtuesit punojnë për të siguruar rinovimet e kontratatve me lojtarë të rëndësishëm si Musolli e Shameti, por njëkohësisht edhe përforcimet e nevojshme për trajnerin Shpëtim Duro, për të kompletuar grupin që synon titullin kampion.

Një destinacion juglindor edhe për Teutën, që, gjithsesi, mbetet brenda kufijve të Shqipërisë. Bledi Shkëmbi kthehet në Korçë, aty ku bëri histori si futbollist i Skënderbeut, tanimë për një minifazë përgatitore me skuadrën e tij, që në qytetin e serenatave mund t’u gëzohet kushteve më të përshtatshme atsmoferike për përgatitjet në krahasim me temperaturat e larta që ofron në muajin e gushtit qytetit të Durrësit.

Drejt destinacioneve më të freskëta nuk shkojnë vetëm skuadrat që mbyllën aventurën në Europë, pasi edhe Vllaznia, pas disa ditëve përgatitje në Shkodër, pritet që këtë të martë t’i drejtohet Ohrit, ku afërsia gjeografike ka shtyrë drejtuesit të programojnë edhe një test superior pikërisht me Teutën, ndërkohë që trajneri i ri, Mirsad Jonuz, është ende në pritje të 5 apo 6 përforcimeve për të kompletuar grupin me të cilin Vllaznia do të përballë sezonin e rikthimit në elitë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...