Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Përgatitjet për Euro U19, kuqezinjtë e Bulkut zyrtarizojnë dy miqësore me Turqinë

Shqipëria U19 do të luajë dy miqësoret e fundit ndaj Turqisë U19 në muajin tetor, në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë që do të luhet në nëntor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord që këto dy miqësore të luhen në Turqi në muajin e ardhshëm.

Ndeshja e parë e kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, është planifikuar të luhet më 14 tetor. Ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet tri ditë më vonë, më 17 tetor.

Kombëtarja kuqezi U19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi, aty ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në kuadër të këtyre dy ndeshjeve miqësore. Shumë të rëndësishme në prag të kualifikueseve të Europianit për grupmoshën U-19.

Lexo edhe:

Lista e lojtarëve të grumbulluar do të bëhet me dije në vijim nga trajneri Ervin Bulku. Pak javë më parë, Shqipëria U19 zhvilloi dy ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit, ku mori një fitore dhe një barazim.

Qëllimi kryesor i këtyre testeve miqësore është kryesisht kolaudimi i grupit përfundimtar që do të impenjohet në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U19. Ku kuqezinjtë do të synojnë kalimin në ‘Elite Round’.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U19 në Grupin 13. Së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë. Në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese.

Faza finale e Europianit të moshës U19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...