Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përgatitjet për Europën, Laçi fiton testin miqësor përballë Apolonisë

Skuadra e Laçit vijon përgatitjet për ndeshjen e vlefshme për turin e parë eliminator të Europa Leagues, ku shorti e vendosi përballë skuadrës së Keslas, në sfidën që do të luhet më 27 gusht në Azerbajxhanin e largët.

Kurbinasit zhvilluan sot një test miqësor ndaj Apolonisë, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, përballje të cilën e fituan me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të të riut Albion Marku, në minutën e 88’ të sfidës.

Në Fier u zhvillua një përballje mjaft interesante, ku trajneri Cungu pati mundësi të shikojë përgatitjen e të tijve dy javë para testit europian, ndërsa trajneri Mërgjyshi pa skuadrën e tij të ndeshet me një nga ekipet më të mira të Superiores, ligë në të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...