Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Përgatitjet për turneun boshnjak, Kombëtarja U-15 luan miqësore me Kombëtaren U-16

Ekipet Kombëtare U-15 dhe U-16 kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Kombëtarja U-15 e drejtuar nga trajneri Armand Damo ka nisur grumbullimin që ditën e premte në kuadër të pjesëmarrjes në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija” për këtë grup-moshë që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë në datat 3-5 maj 2022.

Ndërsa, Kombëtarja U-16 ka ftuar 22 lojtarë posaçërisht për këtë miqësore me trajnerin Agron Kërçova që shfrytëzoi këtë mundësi për të testuar lojtarët e spikatur të kampionatit shqiptar.

Ndeshja ka qenë e një niveli të mirë, teksa është vëzhguar edhe nga disa trajnerë të tjerë të ekipeve Kombëtare të moshave dhe specialistë të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF. Sa për statistikë ndeshja është fituar 3-1 nga Kombëtarja U-16, ndonëse në të tilla teste rezultati është në plan të dytë, pasi më e rëndësishme është vënia në provë e futbollistëve në një ndeshje të vërtetë.

Të dy teknikët kanë hedhur në fushë të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Për Kombëtaren U-16 miqësoret dhe grumbullimet janë një mundësi e mirë për të formuar grupin që pritet të përbëjë edhe bërthamën e Kombëtares U-17 vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...