Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Përgatituni për një super Inter-Milan”, Sheva ndez atmosferën e derbit

E shtuna sjell derbin e zjarrtë dhe spektakolar të Milanos, i pari për këtë sezon mes Interit dhe Milanit.

Dueli i përjetshëm mes dy skuadrave historike italiane, do të vijë në ekranin e SuperSport/DigitAlb në datën 16 shtator. Duke nisur prej orës 18:00 në SS2.

Një futbollist që shënonte sistematikisht në derbi, ishte Andriy Shevchenko. Idhulli i tifozëve milanistë dhe “tmerri” i atyre zikaltër.

Ish-fituesi i Topit të Artë, i cili kaloi vitet më të bukura të karrierës me fanellën kuqezi të Milanit, beson se do të zhvillohet një përballje cilësore në fundjavë.

Lexoni edhe:

Pasi të dyja skuadrat janë përforcuar ndjeshëm në merkato sipas ish-goleadorit të njohur ukrainas.

Më pëlqen kur dëgjoj të flitet se presioni i derbit të bën mirë dhe është një avantazh. Unë e shijoja në maksimum kur shtohej presioni, më pëlqente të luaja ndeshje të rëndësishme.

Dhe derbi është një prej tyre. Kur luajta derbin e parë e kuptova se çfarë do të thoshte. Dhe që nga ai moment i përgatita ndryshe takimet me Interin.

Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë cilësore, sepse të dyja skuadrat janë forcuar. Sidomos Milani, që ka ndërtuar një kontingjent të pasur me lojtarë të rëndësishëm.

Nuk është rastësi që Interi dhe Milani kryesojnë kampionatin. Mbi të gjitha po luajnë edhe futboll të bukur”, theksoi Sheva.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...