Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Përgjigje dhe kundërpërgjigje, vijon zënka Stellini-De Zerbi: E di mirë se çfarë më nervozon!

Sfida mes Tottenham dhe Brighton e përfunduar me triumfin e londinezëve me shifrat 2-1, prodhoi shumë polemika. Dy gola të anuluar për miqtë si dhe një penallti e padhënë, shkaktoi reagimin e miqve teksa në një moment trajneri Roberto De Zerbi u ndëshkua me karton të kuq. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe kolegu i tij te Tottenham, Cristian Stellini i cili gjithashtu reagoi në atë çast tensioni. Edhe pse duhet përmendur se tensioni mes dy teknikëve italianë nisi ende pa filluar ndeshja teksa në shtrëngimin e zakonshëm të duarve, De Zerbi pati diçka për t’i thënë De Zerbit. Nëpërmjet një interviste për Sky, De Zerbi shpjegon edhe arsyet pse ishte i nxehur me Stellinin.

“Stellini e di shumë mirë se për çfarë jam bezdisur unë, por tani nuk dua të kthehem mbrapa”, tha De Zerbi eferuar konferencës së Stellinit ku ky i fundit u shpreh se De Zerbi po merr frytet e punës së Graham Potter.

“Mendoj se e kuptoj atë që unë i thashë në sy, ia bëra të qartë se mua nuk më pëlqen të flas për të tjerët në konferencë. Nuk e kam pëlqyer asnjëherë mundësinë për të dërguar mesazhe nëpërmjet konferencave. Këtë ia komunikova me shumë edukatë, pa ofendime dhe pa e ngritur zërin. Pastaj, u bezidsa sepse gjatë ndeshjes nisi t’i bënte shumë presion arbitrave dhe më pas këtë ia bëra të qartë në një mënyrë më të ashpër”, u shpreh De Zerbi.

Lexo edhe:

Por, nga ana tjetër nuk mungoi edhe kundërpërgjigja e Stellinit i cili po për mikrofonat e Sky u shpreh se e gjithë situata me De Zerbin erdhi si pasojë e një keqkuptimi.

“Në të vërtetë nuk ndodhi asgjë e veçantë, nuk besoj se është diçka që ia vlen të diskutohet. Ishte një keqkuptim dhe më pas tensioni i ndeshjes e rëndoi më shumë, por unë mendoj se nëse situatat që krijohen në fushë mbesin aty, atëherë është shumë më mirë për të gjithë. Fjalët e përdorura në konferencë? Për këtë nuk e di, unë i respektoj të gjithë trajnerët. Jam i fundit që i jam bashkuar Premier League dhe nuk është qëllimi im të fyej të tjerët. Unë punoj me përulësi dhe mendoj se nuk kam përdorur fjalë ofenduese dhe mbi të gjitha unë nuk flas një anglishte të keqe. Di se çfarë shpreh. Për mua, vlerësimi im ndaj De Zerbit është i qartë”, u shpreh Stellini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...