Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Perisic në merkato, për kroatin ofrojnë 40 milionë euro

Tek Interi nuk është vetëm çështja “Icardi” që duhet zgjidhur, pasi ashtu siç raporton e përditshmja italiane “La gazzetta dello Sport”, Interi duhet t’i kushtojë vëmendje tashmë edhe çështjes së kroatit IvanPerisic. 29-vjeçari nuk është duke përjetuar një periudhë të mirë këtë sezon, ndaj largimi i tij është i mundshëm, aq më tepër tani që është kthyer për të interesi i klubeve të mëdha europiane nga Premier League dhe nga La Liga.

Konkretisht, shërbimet e tij kërkohen nga Manchester United dhe Atletico Madrid. Ende nuk ka patur asnjë ofertë zyrtare, por nëse Interi e mendonte që të mos privohej nga kroati deri verën e ardhshme, tashmë strategjitë në drejtim të Perisicit duket sikur ndryshojnë duke projektuar largimin e tij që në këtë sesion të merkatos. Klubet e mëdha europiane janë gati të ofrojnë plot 40 milionë euro për kartonin e tij dhe, nëse Perisic do të niset brenda 31 janarit, kohë në të cilën mbyllet dhe merkatoja dimërore, zikaltrit duhet të mendojnë për zëvendësuesin e tij. Objektiv mbetet Chiesa i Fiorentinës, ndërkohë që pëlqehet nga drejtuesit edhe Bergwijn i Psv dhe Martial, që në të vërtetë sapo ka rinovuar me United.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...