Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përjashtimi i Kamzës, futbollistët mbetën rrugëve

Një atmosferë sureale, qetësi prekëse. Lajmi erdhi në mes të përgatitjeve, ku futbollistët, megjithëse me mendjen te Disiplina, po mundoheshin të harronin se ç’kish ndodhur dhe se çfarë do të ndodhte.

Trajneri Stojku bisedoi me liderin e skuadrës, Sebino Plaku, e më pas iu transmetua gjithçka ekipit. Një klimë gati e pabesueshme, gjithçka përfundoi për Kamzën.  Sezoni e mbyll, e ardhmja u përfshi nga hijet e dilemave dhe errësira, në fund të fundit, lojtarët nuk ushqejnë vetëm pasionin me futbollin, ushqejnë gjithashtu edhe familjet e tyre dhe kjo e dyta është edhe më e rëndësishme.

Çfarë do të ndodhë? 3 muaj janë shumë, jashtëzakonisht shumë për jetën sportive të një futbollisti. Sebino Plaku në karrierë ka provuar çaste të mrekullueshme, por edhe momente të vështira, gjithsesi asnjëherë kapiteni nuk e ka provuar këtë ndjesi të hidhur, gati-gati të pashpresë.

Komisioni i Apelit e ka një funksion, është e mundur që Kamza t’i drejtohet këtij komisioni, por ndeshja e trishtimit nuk të lejon të shikosh dritë askund.

“Nesër është një ditë tjetër”, me sa duket jo për njeriun më emblematik të Kamzës, i cili për momentin e ka të pamundur të shohë përpara.

I besuan këtij projekti, disa prej tyre refuzuan oferta të rëndësishme, disa të tjerë braktisën skuadra pretendente për të vijuar karrierën te Kazma, sot kanë mbetur mes “4 rrugëve”.

Argjend Malaj, Harallamb Qaqi, Ilir Avdyli dhe ndihmës trajneri Bledi Vashaku lëshojnë alarmin “SOS”: klubi u dënua, shpëtoni individët që jo vetëm nuk u përlyen me atë ngjarje të rëndë, por, përkundrazi, bënë gjithçka për ta evituar.

Kamza do ta nisë nga thellësia e humnerës, ndoshta do të duhet shumë kohë derisa të rikthehet mes më të mirëve, ndoshta do t’i ngjisë shkallët shpejt, gjithsesi një gjë është e sigurt: grushtet dhe gurët në drejtim të gjyqtarit kanë shkaktuar plagë të pashërueshme te vetë futbollistët e Kazmës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...