Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Përjashtimi i tenistëve rus dhe bjellorus nga Wimbledon, ish-numri një i botës në tenis: Duhen marrë masa!

Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga të gjitha aktivitetet sportive në Angli, si pasojë e luftës që Rusia i ka hapur tashmë prej më shumë se një muaji Ukrainës. Në këtë linjë, edhe një nga aktivitetet më të rëndësishëm dhe tradicionalë në botën e tenisit si Wimbledon, ka vendosur të mos lejojë pjesëmarrjen e tenistëve rusë dhe bjellorusë në turneun i cili do të startojë më datë 27 qershor.

Reagime të shumta ka pasur kundër këtij vendimi ndërsa së fundmi është shprehur edhe ish-numri një i botës në tenisin e femrave, Victoria Azarenka. 32-vjeçarja e lindur në Minsk ka kërkuar sensibilizimin nga Shoqata e Tenisit të Femrave (WTA), ndërsa thekson se vendimi i marrë nga organizatorët e Wimbledon i duket krejtësisht i paarsyeshëm.

“Duhet me patjetër të ketë një reagim për këtë vendim të organizatorëve të Wimbledon. Nëse më pyesni nëse jam dakord, apo nëse më duken të arsyeshëm në këtë vendim, atëherë po iu them se edhe pas një telefonate personale me ta, ky vendim më duket krejtësisht i pajustifikueshëm dhe i paarsyeshëm.

Nuk bën sens dhe nuk ka argument për ta mbrojtur këtë vendim. Unë qëndrimin tim në lidhje me luftën në Ukrainë e kam bërë të qartë dhe në asnjë rast nuk mund të mbështes luftën apo dhunën. Kjo është çfarë mund të them për momentin”, u shpreh Azarenka.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...