Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Përkeqësohet më shumë situata, Interi nuk grumbullon Icardin për sfidën me Rapidin!

Heqja e shiritit të kapitenit është shoqëruar me një tjetër lajm të bujshëm në shtëpinë e Interit. Mauro Icardi përveç se nuk do të jetë më kapiten i skuadrës nuk është grumbulluar as për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Europa League ndaj Rapidit të Vjenës dhe do të qëndrojë në Milano. Edhe pse ka një mal me mungesa për këtë sfidë, trajneri Spalletti dhe Marotta e Ausilio kanë vendosur të lënë jashtë kësaj sfide ish-kapitenin për t’i dhënë një mesazh të fortë atij dhe bashkëshortes menaxhere Wanda Nara. Mbetet për tu parë se nëse pas këtyre veprimeve të ndërrmarra nga klubi Icardi do të reagojë si një profesionist i vërtetë apo do të prishë përfundimisht marrëdhëniet e tij me Interin dhe tifozët zikaltër. Për sfidën ndaj Rapidit nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë as Keita Balde, ndërsa është grumbulluar Borja Valero që parashikohet të aktivizohet titullar. Përveç  Dalbert, Gagliardinit e Joao Marios që nuk janë në listën UEFA, Keita e Vrsalkjo të dëmtuar, dy kolona të tjera si Brozovic e Skriniar që janë të skualifikuar, Interi në Austri nuk do të ketë as Mauro Icardin, me Lautaro Martinez që do të zëvendësojë mikun dhe bashkëkombasin e tij.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...