Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Perla e Foden nuk mjafton, Franca humbet 2 penallti, por përmbys në fund Anglinë!

Franca shokon Anglinë. Fitore me përmbysje për 21-vjeçarët francezë të cilët morën tre pikët e para në grupin C të kampionatit europian të 21-vjeçarëve, duke i dhënë një goditje të rëndë Anglisë falë dy golave në minutat e fundit. Pas një pjese të parë ku sulmuesi i Lyon Mousa Dembele humbi një 11-metërsh. Gjithsesi në pjesën e dytë mesfushori i Manchester City-t Phil Foden realizoi një gol fantastik duke i dhënë epërsinë Anglisë në minutën e 54-t. Por për t’ua bërë gjërat më të vështira tre luanëve mendoi Choudhury i cili kreu një ndërhyrje horror ndaj Bamba brenda zone duke shkaktuar penalltinë e dytë në këtë ndeshje dhe duke lënë të tijët me një lojtar më pak. Aouar nga pika e bardhë goditi shtyllën duke humbur penalltinë e dytë për Francën në këtë ndeshje por gjithsesi as ky gabim nuk peshoi pasi në minutat e fundit në të 88-ën, Ikone më i miri në fushë për francezët barazoi shifrat ndërsa në minutën e 5-të shtesë autogoli i Ëan-Bissaka i dha fitoren Francës në Cesena, me gjelat që barazuan Rumaninë në kuotën e 3 pikëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...