Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Perla” e mesfushorit të Meksikës, topi arriti shpejtësinë e pabesueshme (video)

Kupa e Botës po i drejtohet fazës finale dhe shumë skuadra e lojtarë janë larguar në shtëpi, megjithëse disa kanë lënë gjurmë me ndonjë veprim apo lëvizje personale që nuk harrohet lehtë.

Ky është rasti i mesfushorit të Meksikës, Luis Chávez, autor i “golit më të fuqishëm” deri më tani në Botëror, në fazën e grupeve dhe në 1/16 me shpejtësi 121.69 kilometra në orë. Ishte goli që e çoi rezultatin 2-0 ndaj Arabisë Saudite, në minutën e 52-të, që e çoi në eufori skuadrën dhe tifozët e Meksikës, pasi kishin mbetur edhe 40 minuta lojë dhe me një gol tjetër do të vinte kualifikimi.

Mesfushori i Pachucas shënoi një gol të mrekullueshëm me një goditje dënimi direkt me këmbën e majtë, që kaloi mbi barrierë dhe e bëri të padobishme shtrirjen e portierit. Saktësia e të dhënave për shpejtësinë maksimale të arritur nga gjuajtja është regjistruar nga teknologjia e instaluar në topin zyrtar dhe këtë e ka bërë të ditur FIFA këtë të enjte.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...