Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Perla” e Rashicës nuk mjafton, Bayerni luan tenis me Werderin

Rezultoi thjesht një “meteor”, që magjepsi pranishmit në “Alliazn Arena”, goli i Milot Rashicës në minutën e 24-t, në takimin me Bayernin, pasi Werder Bremeni u fik fill pas mrekullisë së futbollistit “dardan”, duke pësuar 6 gola të njëpasnjëshëm për rezultatin përfundimtar 6-1.

Pas “perlës” se Rashicës, që thuajse la të palëvizur portierin Manuel Neuer (mesfushori shqiptar mori një top në mesfushë dhe dribloi edhe Boatengun, para se të tundte rrjetën), realizuan Coutinho (tregolës), Lewandowski (dygolësh) dhe Muller.

Fitore e thellë edhe për Borussian e Dortmundit 0-4 në fushën e Mainzit. Reus u dha epërsinë verdhezinjve në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë e gjetën rrjetën edhe Sancho, Hazard dhe Schulz.

Në takimet e tjera Paderboni barazoi 1-1 me Union Berlinin (Gjasula, 90 minuta në fushë), Kolni iu imponua 2-0 Bayer Leverkusenit, ndërsa Hertha Berlin – Freiburg u mbyll 1-0.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...