Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Perla e Taipit thyen Partizanin, triumf me përmbysje për Egnatian

Kukësi fitoi 1-0 ndaj Partizanit, ndërkohë që feston edhe Egnatia në Ballsh. Skuadra verilindore siguroi tri pikë të arta përballë “Demave”. Sfida në “Kukës Arena” u vendos nga një eurogol i Gjelbrim Taipit.

Kapiteni realizoi një gol shumë të bukur me gjysmëkthesë në mesin e pjesës së parë. Me suksesin e sotëm, Kukësi është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 37 pikë.

Egnatia fitoi 2-3 në Ballsh përballë Bylisit vendas, duke u ngjitur e vetme në vendin e katërt me 34 pikë. Golat u realizuan në fraksionin e dytë të sfidës.

Abissnet Superiore
Java e 23-të

KUKËSI-PARTIZANI 1-0 (Gj. Taipi 22′)
BYLIS-EGNATIA 2-3 (Lajthia 47′, Trumçi 87′ / Jackson (pen) 56′, Dwamena 63′, Atanda 83′)

Xhonathan Lajthia shënoi me kokë dhe kaloi vendasit në avantazh. Më pas ndodhi përmbysja. VAR-i akordoi penallti për Egnatian dhe karton të kuq për Damcevskin e Bylisit.

Jackson u tregua i saktë dhe vendosi baraspeshën. Egnatia kaloi në avantazh me golin e Raphael Dwamena. Sotiq Atanda realizoi golin e tretë për skuadrën nga Rrogozhina.

Ndërkohë që realizimi i Aleksander Trumcit në minutat e fundit shërbeu vetëm për statistika për Bylisin.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...