Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Perlë” e Gurit, Kukësi i shtyn festën e titullit Skënderbeut

Kukësi e mban fjalën dhe i shtyn festën e titullit Skënderbeut. Korçarët nuk ja dolën të realizonin me sukses misionin hakmarrje për të shkurorëzuar verilindorët në përballjen direkte. Supersfida e javës së 31-të të Superiores që u zhvillua në Korçë përfundoi me suksesin 1-0 të Kukësit falë një supergoli të njeriut të momentit te blutë, sulmuesit Sindrit Guri. Kryegolashënuesi i kampionatit ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte në minutën e 78-të, duke mposhtur Shehin dhe duke lënë të shtangur të gjithë tifozët korçarë që kishin mbushur stadiumin pasi ishin përgatitur për festën e titullit. Ky ishte goli i 16-të sezonal për Sindrit Gurin në kampionat, 2 më shumë se bomberi i Skënderbeut Ali Sowe që e ndjek nga pas. Sfida nisi më mirë për vendasit por në minutën e 12-të, Kukësi pretendoi për 11-metërsh pas një kontakti të Gurit me Alitin brenda zone. Kryesori Hamiti e cilësoi si të rregullt aksionin por pamjet e përsëritura tregonin qartë që mbrojtësi i Skënderbeut nuk kishte prekur topin. Në minutën e 26-të Frashëri shpëtoi miqtë pasi ndali në mënyrë të shkëlqyer tentativën e Vangjelit, ndërsa në të 40-ën Sowe i lirë në zonë gaboi në goditje. Pjesa e dytë nisi me Skënderbeun më kërkues skuadra e Dajës nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim, me Gurin që realizoi një tjetër gol spektakolar pas atij ndaj Partizanit për t’i dhënë fitoren skuadrës së Pacult. Vetëm 2 minuta më pas fati nuk ishte me verilindorët pasi goditja e Ethemit nga jashtë zone, u ndal nga shtylla. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më në stadiumin Skënderbeu të Korçës, me Kukësin që mori një fitore të rëndësishme duke blinduar vendin e dytë dhe duke i shtyrë festën korçarëve me të paktën 1 javë edhe pse tashmë diferenca mes tyre në renditje është 11 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...