Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Përleshja në fushë me tifozët kundërshtarë, Fenerbahce tërhiqet nga kampionati?

Para disa ditësh në Turqi bëri mjaft bujë përleshja e tifozerisë së Trabzonspor me futbollistët e Fenerbahce. Këta të fundit po festonin pas ndeshjes me Trabzonin, kur ultrasit e kësaj skuadre mësyn në fushë për t’u përplasur fizikisht me lojtarët e Fenerbahces, me këta të fundit që iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë.

Së fundmi, 25.000 tifozë të Fenerbahces morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë dhe kërkuan që skuadra të tërhiqej nga kampionati turk. Takimi i datës dy prill u mbajt në stadiumin Sukru Saracouglu, ndërsa për momentin nuk arriti në një vendim final.

Lexo edhe: 

Takimi i radhës është planifikuar të mbahet në verë dhe aty do të diksutohet sërish për një braktisje të mundshme të kampionatit të sezonit të ardhshëm. Sakaq, presidenti Ali Koc, theksoi se bëhet fjalë për një vendim ekstrem që duhet menduar mirë ndërsa shtoi se pavarësisht se është dakord me tifozët që të mos vijohet më me këtë “teatër” në futbollin turk, sërish vendimi për braktisje do të thoshte që klubi më pas të rinisë sërish nga nivelet më të ulëta.

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...