Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përlotet Devolli: Nuk kemi më shpresa, u jam mirënjohës futbollistëve (Foto)

Që kur erdhi në krye të Kastriotit, Bledar Devolli ka qenë vazhdimisht optimist dhe me besim te mbijetesa, ndërsa futbollistët e tij kanë bërë një sezon për t’u mbajtur mend gjatë vitit 2019, duke “prishur gjumin” e shumë skuadrave dhe duke “flirtuar” seriozisht me qëndrimin në Superiore.

Pasditen e sotme krutanët fituan me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, por triumfi i Tiranës në Laç, sheh bardheblutë dukshëm favoritë për të qëndruar, pasi janë zota të fatit të tyre dhe kanë nevojë për vetëm një pikë në javën e fundit të kampionatit, përballë Flamurtarit në “Selman Stërmasi”.

Këtë e di mirë edhe trajneri Devolli, i cili pas ndeshjes me Teutën shpërtheu në lot dhe për herë të parë këtë vit, pranoi se nuk ka më shpresa për mbijetesën, ndërsa në ato pak fjalë që artikuloi, nuk ngurroi të falënderojë edhe futbollistët krutanë.

“Nuk kemi më shpresë. Duhet të kishim fituar në Tiranë, në ndeshjen direkte, por nuk ia dolëm. Më vjen shumë keq. U jam mirënjohës futbollistëve, gjithë jetën time, për atë që kanë bërë”, tha Devolli, i përlotur dhe dukshëm i dëshpëruar, në intervistën për Supersport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...