Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Përmbushen parashikimet, Leverkusen finalistja e parë e Kupës së Gjermanisë!

Bayer Leverkusen është skuadra e parë finaliste e Kupës së Gjermanisë. “Aspirinat” mposhtën lehtësisht në gjymsëfinale modestët e Saarbrucken që këtë sezon militonin në kategorinë e 4-t por që nga sezoni i ardhshëm do të jenë pjesë e Bundesligës 3, pasi në krye të renditjes në momentin e ndërprerjes. Një fitore 0-3 në transfertë për skuadrën e Peter Bosz që tashmë do të sfidojë në finalen e madhe të Berlinit fituesin e çiftit Bayern Munich-Eintracht Frankfurt.

Serinë e golave për Leverkusen në këtë gjymsëfinale e hapi Diaby që i shërbyer nga Demirbay realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 11-të. Në të 19-ën Demirbay mori sërish petkun e njeriut asist me Lucas Alarion që shënoi edhe golin e dytë për “Aspirinat”. Në pjesën e dytë fitoren e miqëve e vulosi Karim Bellarabi që shfrytëzoi një tjetër asist të Demirbay për të çuar rezultatin në 0-3. Ëndrra e Kupës për Saarbrucken që kishte më shumë se 3 muaj pa aktivitet përfundoi në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...