Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Përmbysja e radhës, Ancelotti: Pjesa e dytë për kornizë, çfarë më tha Vinicius për golin

Real Madrid dhuroi përmbysjen e radhës, këtë herë përballë Sevillas në transfertë. Ekipi i Carlo Ancelottit e mbylli pjesën e parë në disavantazh të dyfishtë, por zhvilloi një fraksion të dytë fantastik dhe triumfoi 2-3 falë golit të Karim Benzema në minutat shtesë.

Rekord për sulmuesin francez, i cili është ngjitur në kuotën e 25 golave në La Liga, shifër që e ka arritur për herë të parë që prej kohës kur u transferua në “Santiago Bernabeu” (2009).

Trajneri Ancelotti vlerësoi karakterin e djemve të tij, të cilët ishin të papërmbajtshëm në pjesën e dytë. Reali nuk dorëzohet kurrë dhe pas PSG-së e Chelsea në Champions League, kompletoi një tjetër përmbysje të çmendur.

Ishte një fitore shumë e rëndësishme pas një pjese të parë të shëmtuar, ndërkohë që pjesa e dytë ishte spektakolare. Në fillim u dukëm të lodhur pas ndeshjeve në Champions, më pas patëm një reagim shumë të fortë me guxim, personalitet dhe dëshirë për të fituar.

Pjesa e dytë ishte për kornizë, luajtëm me një angazhim të përgjithshëm të paharrueshëm. Ky ekip është i aftë për të bërë gjëra të veçanta, nuk u dekurajuam pasi pësuam dy golat.

Arbitri? Nuk e kuptoj si është dorë te goli i Vinicius, por jo në rastin e Diego Carlos. Vinicius më tha se nuk e kishte prekur topin me dorë, dhe unë i besoj plotësisht lojtarit tim.

Reali ka zemër dhe cilësi. Akoma nuk e kemi fituar titullin kampion, por me këtë fitore u dhamë një sinjal të qartë të gjithëve”, deklaroi trajneri italian pas suksesit emocionues në Andaluzi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...