Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Përmbysja në Londër/ Milani beson, por historia nuk premton

Milani humbi 0-2 ndaj Arsenalit në ‘San Siro’ dhe tashmë është me një këmbë jashtë kompeticionit të Europa Leagues, por Gattuso dhe Bonucci, në kor shprehen se skuadra ia ka mundësitë për të tentuar përmbysjen.

“Duhet të besojmë te aftësitë tona dhe të luajmë me të njëjtin shpirt gare që shfaqëm në pjesën e dytë, për të shpresuar te përmbysja”, tha Gattuso pas ndeshjes, fjalë që u konfirmuan më vonë edhe nga kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci.

Gjithsesi, për t’ia dalë, Milani duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë, sfidë që nuk do të jetë aspak e lehtë, për më tepër në transfertë. Historia tregon se në 7 raste që Milani ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi, vetëm një herë ia ka dalë të realizojë përmbysjen në sfidën e kthimit.

Kjo ka ndodhur në 1955-1956, ndaj skuadrës gjermane Saarbucken, në Kupën e kampionëve, ku pasi humbën 3-4 në Milano, kuqezinjtë triumfuan 1-4 në Gjermani. Në 6 precedentët e tjerë, dy herë ka dështuar përballë Barcelonës dhe nga një herë për ballë Espanyoli, Atleticos së Madridit, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Gjithsesi, e enjtja është vetëm 6 ditë larg dhe ‘Emirates Stadium’ do të tregojë nëse kuqezinjtë do të kenë mundësi të realizojnë përmbysjen e madhe apo jo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...