Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përmbysje dramatike në fund, Drita fiton derbin e Anamoravës

Spektakël dhe gola në derbin e Anamoravës mes Gjilanit e Dritës, ndërsa në fund ishin pikërisht kampionët në fuqi që morën tre pikët, pasi arritën të fitojnë 2-3 falë një përmbysjeje dramatike, që do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve.

Gjilani i Gentian Mezanit shënoi dy herë në pjesën e parë me anë të sulmuesit kroat Darko Nikaç dhe shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1, pasi Drita barazoi vetëm përkohësisht me anë të Namanit.

Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar, por kur duket se gjithçka po mbyllej me fitoren e Gjilanit, Drita riktheu baraspeshën në minutën e 89’ me anë të Asrtit Fazliut dhe një minutë më vonë shënoi edhe golin e fitores me anë të Haxhimusës.

Me këtë fitore Drita konfirmon pozitat në vendin e dytë të renditjes me 32 pikë, dy më pak se Ballkani kryesues, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e katërt me 23 pikë dhe këtë sezon do të duhet të luftojë shumë për një vend në zonën europiane.

Më herët Feronikeli triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Trepçës ’89, duke marrë kështu një tjetër rezultat pozitiv dhe duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, në vendin e 5-të të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro zhbllokoi sfidën në minutën e 30’ me anë të sulmuesit nga Maqedonia e Veriut, Simonovski, i cili ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa në fillim të pjesës së dytë vulosi suksesin Maliqi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...