Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përmbysje e çmendur e Cagliarit, ëndrra Champions vazhdon

Çfarë përmbysjeje për Cagliarin që vazhdon ëndrrën Champions në këtë sezon. Sardët përmbysën dy gola disavantazh duke mposhtur 4-3 Sampdorian në sfidën që mbylli javën e 14-të Serie A. Për të kapur Romën në vendin e 4-t në kuotën e 28 pikëve, Cagliari e çoi në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje në këtë sezon. Në të 38-ën Quagliarella zhbllokoi shifrat duke kthyer në gol një 11-metërsh. U duk se Sampdoria do ta çonte në 5 numrin e ndeshjeve pa humbje kur Gaston Ramirez realizoi edhe golin e dytë për miqtë në fillimin e pjesës së dytë. Në të 69-ën Radja Nainggolan me specialitetin e tij, goditjet e forta nga jashtë zone rihapi shifrat me një gol të bukur. Por festa e sardëve të Maran zgjati pak pasi kapiteni Quagliarella i dha sërish avantazhin e dyfishtë skuadrës së Ranierit pas disa sekondave. Por e pabesueshmja ndodhi pasi në minutat 75 dhe 76 Joao Pedro realizoi dy herë në harkun e 1 minute duke barazuar rezultatin. Golin e fitores për Cagliarin e realizoi sulmuesi Alberto Cerri që i ardhur në fushë nga stoli në sekondat e fundit të shtesës prej 6 minutash shënoi një gol që ngriti peshë stadiumin Sardegna Arena. Çfarë fitoreje e çmendur për ishullorët të cilët rimorën vendin e 4-t falë goleavarazhit më të mirë por me pikë të barabarta me Romën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...