Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përmbysje “e çmendur”, Interi dy herë në disavantazh, por arrin ta nisë sezonin me fitore

Interi mbetet “i çmendur” pavarësisht tentativave për ta ndryshuar dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, ku zikaltrit ishin dy herë në disavantazh dhe në fund arritën të fitojnë me rezultatin 4-3 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje vërtetë spektakolare.

Sfida nisi menjëherë në malore për zikaltrit, pasi Fiorentina gjeti golin e avantazhit që në minutën e tretë, kur pas një mosmarrëveshjeje në mbrojtje, Bonaventura shërbeu saktë për Kouame dhe ky i fundit shtyu topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Interi provoi të rikthejë baraspeshën dhe krijoi një sulm të rrezikshëm, të nisur nga këmbët e Eriksen, por Caceres ia hoqi topin nga këmbën në momentin e fundit Lautaros dhe pavarësisht se në momentin e parë akordoi penallti, arbitri Calvarese e anuloi pasi pa aksionin në VAR.

Vetëm pak minuta më vonë ishte sërish Eriksen që nisi mjaft mirë Lukakun, por ndonëse i vetëm me portierin, sulmuesi belg gjuajti shumë keq dhe e dërgoi sferën larg portës së po;lakut Dragowski.

Goli ishte rrotull dhe erdhi në minutën e parë shtesë, kur pas një zbritjeje të shpejtë, Barella shërbeu saktë për Lautaron, i cili krijoi hapësirë dhe gjuajti mbi vijën e 16 metrave, duke dërguar topin në rrjetë dhe rikthyer baraspeshën.

Në fillim të pjesës së dytë zikaltrit gjetën edhe avantazhin, ku sërish Lautaro lëvizi mirë në zonë dhe gjuajti, por pas një devijimi të dyfishtë Amrabat-Cecherini, ishte ky i fundit që dërgoi topin në portën e tij në mënyrë të pafat.

Goli i avantazhit vuri në gjumë zikaltrit, që pas dy pakujdesive në mbrojtje, e nxorën topin dy herë nga rrjeta, pasi fillimisht ishte Castrovilli dhe më pas Chiesa që mposhtën Handanoviç dhe rikthyen avantazhin për Fiorentinën.

Në dy momente ishte Lukaku që pati në këmbë golin e barazimit, por një herë gjuajti jashtë në mënyrë të çuditshme dhe më pas përplasi topin në këmbët e portierit Dragowski, ndërsa Conte freskoi skuadrën duke hedhur në fushë emra si Hakimi, Sanchez, Nainggolan, Vidal e Sensi.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 87’, kur pas një aksioni të bukur mes Sanchez dhe Hakimit, ky i fundit shërbeu për Lukakun në qendër të zonës dhe belgu këtë herë nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë.

Vetëm dy minuta më vonë, Sensi e Sanchez nisën shpejt një goditje nga këndi dhe ishte kileni që gjeti saktë D’Ambrossion në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi italian nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetë për herë të katërt.

Deri në fund zikaltrit menaxhuan avantazhin dhe arritën të marrin fitoren e parë në kampionat, ndonëse në mënyrë mjaft të komplikuar, ndërsa Conte mori garancinë se ka alternativa mjaft të mira edhe në pankinë.

Pasdite e bukur për vëllezërit Inzaghi, Lazio mposht Cagliarin, Benevento përmbys Sampin

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...