Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Përmbysje epike e Dortmundit, Bayerni është vetëm 6 pikë larg!

Përmbysje e çmendur e Borussias së Dortmundit në Deutsche Bank Park të Frankfurtit, përballë Eintrachtit vendas me shifrat 2-3, një sukses i madh për verdhezinjtë që jo vetëm e nisin vitin 2022 me këmbën e mbarë por rikuperuan 3 pikë në renditje ndaj Bayernit kryesues që u mposht nga Gladbach dhe tashmë ka vetëm 6 pikë më shumë se Dortmundi.

Eintracht Frankfurt e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke realizuar dy herë me sulmuesin kolumbian Borre në minutat 15 dhe 24-t. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 71-të kur Thorgan Hazard i shërbyer nga Haaland ngushtoi shifrat. Atëherë kur u mendua se Frankfurti po shkonte drejt një fitoreje të madhe, Dortmundi realizoi dhe dy herë të tjera me mesfushorët Bellingham në minutën e 87-të dhe Dahoud në të 89-ën për tre pikë të arta që e afrojnë në vetëm -6 pikë me kreun e renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...