Përmbysje “epike” e Tottenham, fiton edhe Manchester United!

Çmenduri e Tottenham në “King Power” Stadium. Skuadra e Antonio Conte-s fiton me përmbysje 2-3 ndaj Leicester në ndeshjen e javës së 17-të, takim i prapambetur në Premier League.
Mes një ritmi të jashtzakonshëm, londinezët morën maksimumin në një ndeshje të cilën dominuan për pjesën më të madhe të kohës, por vuajtën për të marrë tre pikët. Takimi nisi me rastin e minutës së 9-të kur Kane i shkoj pranë golit, por u ndal mbi vijën fatale të portës nga mbrojtësi Thomas.
Londinezët krijuan vazhdimisht, por vuajtën mungesën e finalizimit, ndërsa vendasit shënuan në rastin e parë të krijuar në minutën e 24 me anë të sulmuesit Daka, i cili përfitoj nga pasiguria e mbrojtjes së Tottenham. Avantazhi i “Dhelprave” zgjati vetëm 14 minuta, pasi fal një kundërsulmi “Spurs” gjetën golin e barazimit me anë të sulmuesit Harry Kane.
Në fraksionin e dytë ishte e njejta simfoni, me Tottenham që dominoj, krijoj, por edhe shpërdoroj, ndërsa golin e realizoj Leicester. Në minutën e 76-të Maddison solli avantazhin për vendasit.
Në fund 5 minuta shtesë dhe kur te gjithë prisnin sinjalizimin e kryesorit Moss, Bergwijn solli “heshtjen” në stadium me golin e barazimit në minutën e 95-të.
Vendasit kërkuan aventurën në nisjen e lojës për të gjetur sulmin e shpejtë, por Tielemans gaboj dhe këtë e shfrytëzoj në maksimum Kane që dhuroj një top perfekt për holandezin Bergwijn, i cili shënoj golin e përmbysjes pas 60 sekondash duke çuar në delir londinezët dhe duke shënuar një nga përmbysjet më të çmendura në ishull.
Një fitore dhe përmbysje e ideuar nga holndezi 24-vjeçar i cili erdhi nga stoli në minutën e 79-të duke cuar Tottenham në vendin e pestë në koutën e 36-të pikëve, ndërsa Leicester mbetet në vendin e 10-të në koutën e 25-të pikëve.
U rikthye te fitorja edhe Manchester United që triumfoi me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Brentford. Serinë e golave e hapi talenti Elanga ndërsa më pas shënuan edhe Greenwood dhe Rashford ndërkohë që në fund për vendasit realizoi Toney.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...

