Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Përmbysje spektakolare e Watford, sfidon City-n në finale!

Përmbysje spektakolare e Watfordit që e sheh në finalen e FA Cup për herë të dytë në historinë e saj. Klubi i presidentit Pozo mposhti në mënyrë të pabesueshme në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Federatës në Angli, Wolverhampton me rezultatin 3-2 dhe në datën 18 maj do të sfidojë Manchester Cityn në Wembley në finalen e madhe të këtij kompeticioni. Avantazhit të dyfishtë të skuadrës së Nuno Espirito Santo me Doherty dhe Raul Jimenez brenda 62 minutave lojë ju kundërpërgjigjën Deulofeu dhe Deeney me një penallti në minutën e 94-t që e çoi ndeshjen në shtesë. Pak para fundit të shtesës së parë sulmuesi spanjoll Gerard Deulofeu realizoi golin e fitores 3-2 për Watford dhe i hoqi kualifikimin nga duart Wolves-it që dukej pothuajse i sigurtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...