Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përmeti: Fusha është optimale, na ndihmoi ngritja e temperaturave

Shefi i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti ishte në një lidhje direkte me emisionin ‘Gol pas Goli” ku foli për lëvizjet e shumta në merkato nga ana e korçarëve, por edhe ultimatumin për pastrimin e terrenit në stadium.

Pse ka kaq shumë lëvizje në merkato në klubet shqiptare?
Po flasim për një sezon jo shumë të zakonshëm për ne, pasi gjithmonë kemi pasur një strategji, me një bërthamë ekipi dhe shumë pak lëvizje nga merkatoja në merkato, maksimumi 2-3 emra. Këtë vit bëmë shumë ndryshime, pasi patëm probleme me kohën dhe nuk mundëm të bëjmë vlerësimet e duhura. Gjithsesi kemi emra të shumtë dhe them se do ia dalim të mbijetojmë.

Ka pasur një kërkesë për pastrimin e fushës nga Federata?
Ka pasur aludime që pas ndeshjes ndaj Partizanit, por duhet të dimë se kur dëbora bie një apo dy ditë para ndeshjes dhe temperaturat janë nën zero, është e pamundur të heqim dëborën. Këtë herë ishte e më e lehtë ta pastronim, pasi u ngritën edhe temperaturat, përveçse patëm më shumë kohë. Sot kemi një terren të mirë dhe besoj se do të luhet një ndeshje cilësore.

A keni ndonjë strategji për të kërkuar amnisti për dënimin?
Klubi natyrisht që ka avokatë dhe zyrën e tij ligjore, që do e ndjekë çështjen në të gjitha organet e mundshme. Do e ndjekim me interes, për ta hequr dënimin. Shpresoj që klubet e tjera të na bëjnë krenarë, siç ka ndodhur me Skënderbeun. Shpresoj që një ditë të rikthehemi sepse është problem për gjithë qytetin dhe futbollin shqiptar. Nuk mendoj se ndonjëri do thotë se Skënderbeu s’na ka bërë krena

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...