Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Përpara ndeshjes me West Ham, Nottingham zyrtarizon ish-mbrojtësin e “çekanëve”

Nottingham Forest është në kërkim të pikëve të para në Premier League dhe sot luajnë ndaj West Ham, por kjo nuk pengon drejtuesit që të punojnë në merkato.

”The Reds” kanë zyrtarizuar pikërisht ish-mbrojtësin e “Hammers”, Cheikhou Kouyate, i cili 4 sezonet e fundit ishte pjesë e Crystal Palace.

32-vjeçari vjen si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me “Shqiponjat” në këtë qershor.
Senegalezi do të luajë kështu sezonin e tij të 9-të radhazi në Premier League, ndërsa sjell shumë eksperiencë në prapavijën e Nottingham.

Koyate ka luajtur gjithashtu për Anderlecht dhe Kortrijk në Belgjikë, ndërkohë në “ishull” numëron 288 ndeshje dhe 18 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...