Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përparim Islami kryen me sukses operacionin: Tani fillon pjesa më e vështirë…

Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Islami, i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në gju. Ai u dëmtua rëndë në ndeshje gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës përballë Ballkanit, takim që u zhvillua të mërkurën në Suharekë.

27-vjeçari këtë të shtunë kreu operacionin në ligamentet e këmbës së djathtë dhe tani pret të nisë fazën e riaftësimit për t’u kthyer sa më parë të jetë e mundur në fushë. Në një postim në rrjetet sociale, Islami shkruan:

“Sapo mbarova operacionin dhe çdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit! Tani fillon pjesa më e vështirë e rikuperimit… Edhe duhet shumë, shumë punë. Sigurisht mua nuk më mungon puna dhe vullneti për të punuar, sepse çdo gjë që kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë edhe sakrificë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin që keni treguar për mua, ju dua shumë! Së shpejti jam gati!”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...