Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Përparojnë bisedimet për rinovimin e Mbappesë, te PSG rritet optimizmi

Hap pas hapi, por në drejtimin që PSG dëshiron. Negociatat për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappésë po përparojnë. Sipas medieve franceze, tashmë ka pasur dy takime mes përfaqësuesve të futbollistit dhe klubit për të diskutuar zgjatjen e kontratës së sulmuesit francez me ekipin parisien.

“Ne po flasim dhe duam të vazhdojmë të flasim dhe mendoj se Mbappé gjithashtu e dëshiron këtë. Tani është koha që të kemi një ide më të qartë për të ardhmen e tij dhe ne kemi bërë hapa përpara krahasuar me 10 ditë më parë”, – tha Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së disa ditë më parë.

Mbappé, i cili luajti në finalen e fundit të Championsit, dëshiron garanci se ai do të luftojë përsëri për titullin e madh kontinental. Pasi arriti 100 gola me PSG, vetë Mbappé i shkeli syrin klubit, veprim që lidhet me vijimin me bisedimeve. Nëse te PSG ishin pesimistë për të ardhmen e “yllit” të tyre, tani panorama ka ndryshuar dhe ata besojnë më shumë në vazhdimësinë e “farit” të projektit të tyre.

Ndërsa rreth PSG-së ka bisedime dhe spekulime, sidomos pas fjalëve të Neymarit që dëshiron të luajë me Messin (me shumë mundësi në Paris), klubi e ka të qartë se përparësi është vazhdimësia e Mbappésë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...