Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përplasi kokën në banesën e tij, përmirësohet gjendja e ish-kampionit të botës

Shahisti rus, Sergei Karjakin, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e ish-kampionit të botës, Anatoli Karpov, i shtruar në spital javën e kaluar pas një aksidenti në shtëpinë e tij (u vendos në koma të induktuar), është përmirësuar.

“Unë jam në kontakt me të afërmit e tij. Mjekët thonë se dinamika është pozitive dhe se ai do të jetë mirë,” – tha Kariakin për agjencinë TASS. Karpov, 71 vjeç, pësoi një traumë si pasojë e një rënieje aksidentale dhe është I shtruar në spital, në Moskë, që nga 29 tetori.

Sipas ndihmësit të shahistit, Albert Stepanián, Karpov mendohet të dalë nga spitali gjatë kësaj jave.

“Në të vërtetë ka ndodhur një ngjarje e keqe, Anatoli rrëshqiti, ra dhe goditi kokën. Ai u dërgua në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm. Nuk ka fraktura, është i vetëdijshëm, por ka marrë një tronditje. Mjekët thanë se do të dalë nga spitali gjatë javës”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...