Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Përplasja Abidal-Messi, tërmet te Barcelona, Bartomeu gati ta shkarkojë…

Nuk ka qetësi në shtëpinë e Barcelonës edhe pas fitores së fundit, në “Camp Nou”, kundër Levantes. Tensionin që mbizotëron në kampin “blaugrana” për shkak të rezultateve të dobëta, që u pasuan me ndryshimin e trajnerit, e vërteton përplasja mes Eric Abidalit dhe Lionel Messit, që në njëfarë mënyre ka shkaktuar tërmet te kampionët në fuqi të Spanjës.
Kapitenit të Barcelonës nuk i kanë pëlqyer deklaratat e sekretarit teknik në të përditshmen “Sport”. Duke folur për largimin e Valverdes dhe zëvendësimin e tij nga Setein, Abidal tesktualisht do të shprehej:

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, nuk punojnë shumë dhe kishte probleme me komunikimin e brendshëm. Marrëdhënia mes trajnerit dhe futbollistëve gjithmonë ka qenë e mirë, por si ish-futbollist arrij t’i kuptoj disa gjëra. I kam thënë klubi se çfarë mendoja dhe më është dashur të marr një vendim.”

Messi ka vendosur që këtyre fjalëve të ish-shokut të tij të skuadrës t’u përgjigjej me një postim në Instagram:

Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që punën që u takon. Lojtarët përgjigjen për atë që ndodh në fushë dhe ne kemi qenë të parët që e kemi pranuar kur nuk kemi luajtur mirë. Kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, ndryshe i lëndon të gjithë më gjërat që thua, që nuk janë të vërteta.”

Përplasja Messi-Abidal ka alarmuar kupolën drejtuese të Barcelonës. “El Mundo Deportivo” shkruan se presidenti Bartomeu mund të marrë që sot vendimin për të shkarkuar francezin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...