Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përplasja Kessie-Biglia, Gattuso: Humbëm dyfish në derbi

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pas humbjes në derbi me Interi u shfaq mjaft i mërzitur dhe i irrituar nga përplasja mes Franck Kessie dhe Lucas Biglia në stoli, madje edhe më shumë se disfata 3-2 në “San Siro” kundër zikaltërve.

Për të shuar “sherrin” mes 22-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë, Kessie, dhe argjentinasit 33-vjeçar, Biglia, u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës. Kessie, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, u irritua për diçka që tha Biglia nga pankina e në përpjekjen e tij për t’iu kundërpërgjigjur argjentinasit u ndal nga shokët e skuadrës.

“Më shumë se humbja më lëndon ajo që ndodhi në stol. Nuk mund ta pranoj atë që ndodhi, të paktën për mënyrën sesi e shoh unë futbollin, grupin dhe etikën në skuadër. Këtu duhet shfaqur respekt për cilindo, ndaj ajo që ndodhi ishte e papranueshme. Për mua është një humbje e dyfishtë, për të cilën do të them edhe unë fjalën time në ditët në vijim”.

Të dy lojtarët kërkuan falje më vonë për mediet italiane, por veprimi i tij nuk e zhbën imazhin që keq që përcollën me gjestin e tyre.

“Ishte çështje adrenaline dhe situata momentale e ndeshjes. U mërzita për zëvendësimin, sepse doja të jepja ende për skuadrën. U kapa me Lucasin dhe ishte gabim, ndaj kërkova falje më pas,” – u shpreh Kessie, ndërsa Biglia deklaroi: “U ndiem realisht keq për atë skenë shqetësuese”.

Megjithatë, tensionet nuk munguan as në fushën e blertë. Mbrojtësi Andrea Conti, që zëvendësoi Kessie-n në minutën e 69-të, u ndëshkua fillimisht me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Lautaro Martinezit, por sistemi VAR detyroi arbitrin të ndryshonte mendim dhe ta ndëshkonte vetëm me karton të verdhë. Edhe trajneri i Interit, Luciano Spalletti e përfundoi para kohe takimin, i ndëshkuar me të kuq në minutat shtesë për mospajtim me vendimet arbitrare.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...