Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Përplasja Lukaku-Ibra, zbulohen sharjet e rënda në derbi mes dy gjigantëve

Gjatë pjesës së parë të derbit Inter-Milan, pati një përplasje të pabesueshme mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut. Dy qendërsulmuesi, pikat më të forta të të dyja skuadrave, u përballën kokë më kokë, me belgun që u duk i tërbuar nga një fjali e gjigantit suedez.

Për të shuar sherrin, u desh ndërhyrja e futbollistëve të të dyja skuadrave, por Ibra e Lukaku dëgjoheshin duke kërcënuar njëri-tjetrin se do të zgjidhnin gjithçka në dhomat e zhveshjes.

Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në pushimin mes pjesëve në ambientet e brendshme të “San Siros”. Pë fat të mirë, ata u ndanë në tunel dhe nuk pati më probleme. Një tension i akumuluar që kur të dy sulmuesit ishin pjesë e Manchester United, por që shpërtheu në derbin e Milanos.

Në minutën e 58-të, një ndërhyrje nga prapa e Ibrahimoviçit ndaj Kolarov i kushtoi atij të verdhën e dytë e për rrjedhojë daljen nga fusha, episod që ndryshoi rrjedhën e lojës.

Por cila ishte fraza e Ibras që tërboi Lukakun? Ibrahimoviçi do ta përkeqësonte situatën me një provokim, që i referohej një ngjarjeje të përfolur në të kaluarën: “Kthehu tek m*ti yt “voodoo” (pelegrinazh fetar në Afrikë), kërriç”. Suedezi po u referohej deklaratave të Farhad Moshiri, pronarit të Evertonit, i cili, në vitin 2018, tha se sulmuesi vendosi të mos rinovonte, por të shkonte te Chelsea “sepse mori një mesazh nga nëna e tij në telefon, e cila ndodhej në Afrikë, për peligrinazh”. Në fakt, Lukaku, në atë kohë, nuk firmosi as për Chelsea-n, duke iu bashkuar Manchester United.

Lukaku, nga ana e tij, i prekur nga ofendimi i Zlatanit, iu drejtua me fjalë fyese para se të largohej nga fusha: “Po flisni për nënën time? Të q* ty dhe gruan tënde!”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...