Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Përplasja me trajnerin Ten Hag, Sancho nuk pranoi të kërkonte falje

Çështja “Jadon Sancho-Erik ten Hag” nuk ka fund. Përvoja e “yllit” anglez te Manchester United ishte disi e turbullt; ulje-ngritjet në muajt e parë në Premier League më pas kulmuan me debatin me menaxherin holandez.

Histori shumë të tensionuara, të cilat çuan edhe në largimin e lojtarit të lindur në vitin 2000 nga qendra sportive e klubit.

E vërteta ende nuk ka dalë në shesh, por sigurisht që ish-trajneri i Ajaxit e ka akuzuar drejtpërdrejt lojtarin 24-vjeçar për sjellje aspak korrekte ndaj klubit, skuadrës dhe bashkëlojtarëve.

Lexo edhe:

Akuza që Sancho nuk i ka pranuar dhe që, sipas Benni McCarthy, trajner aktual i repartit sulmues të Djajve të Kuq, kanë shënuar fuqishëm fatin mes tij dhe United.

“Unë fola me Jadon si trajner, si mentor, si mik dhe si dikush që u rrit në rrugë dhe që kupton “kodin” dhe gjithçka. Ai më tha: “Nuk do të kërkoj falje, sepse nëse do të bëja, do të kërkoja falje që isha dembel, që u vonova gjithmonë në stërvitje dhe që nuk bëja më të mirën”. Këto ishin arsyet e trajnerit”. Kjo është dëshmia e mbledhur edhe nga ESPN UK.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...