Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Përplasja Vilas Boas-Thuchel, portugezi i përgjigjet provokimit të gjermanit

Thomas Tuchel - Entraineur (PSG) et Andre Villas Boas - entraineur (OM)

PSG-Marsejë, një sfidë që do të thotë tension. Edhe thumbime, madje mes stolave. André Villas Boas tha para klasikes së futbollit francez, që u mbyll 0-1 dhe me sherr, se e festoi humbjen e PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve. Thomas Tuchel iu përgjigj provokimeve të tij, me përplasjen e deklaratave që vijoi edhe pas ndeshjes së të hënës.

Trajneri portugez zbuloi se homologi i tij gjerman i PSG-së iu afrua dhe i tha: “Duhet të kesh fituar llotarinë”. Një provokim i hapur, çka nënkupton që ish-trajneri i Dortmundit e konsideroi rastësi dhe fat suksesin e Marsejës në kryeqytetin Paris.

Villas-Boas e mbajti në nivel lojën dhe i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Tuchelit, duke i kujtuar fitoren në Champions kundër Atalantës, që erdhi me shumë fat, në shtesë. Portugezi e zbuloi këtë përplasje në konferencën për shtyp.

“Tuchel u kthye drejt meje dhe më tha se duhet kisha fituar llotarinë. Unë iu përgjigja: A e fituat ju llotarinë në ndeshjes me Atalantën? Unë kam shumë respekt për të”.

Sidoqoftë, trajneri portugez nuk i kurseu provokimet për shkak të dështimit të PSG-së për të fituar Championsin.

“Ata kanë dominuar në Francë gjatë dhjetë viteve të fundit, kanë shpenzuan një miliard. Duan të fitojnë Championsin, por ende nuk ia kanë dalë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...