IPKO Superliga

Përplasje “flakë” për titullin, spikat derbi i Anamoravës, Ballkani sfidon Prishtinën

“Temperatura të larta” në javën e 31-të të IPKO Superligës së Kosovës. Në këtë sprint final të elitës së futbollit kosovar rivalët për titull “do të përplasin brirët” për objektivin madhor. Drita dhe Gjilani, përkatësisht vendi i parë dhe i tretë, do të ndezin derbin e Anamoravës, ndërsa në Suharekë, Ballkani i vendit të dytë pret Prishtinën, të cilën, në fakt, vetëm një mrekulli mund ta kurorëzojë kampione të vendit.

Të gjitha takimet e këtij raundi do të zhvillohen sot, në orën 17:00, e pa dyshim dueli që merr vëmendjen kryesore është derbi i Gjilanit. Kjo është sfida e tretë sezonale mes “Intelektualëve” dhe “Skifterëve” e peshorja në këtë rast është dukshëm e anuar nga Drita, që ka arritur ta mposhtë dy herë rivalin ndërqytetas. Skuadra e Gentian Mezanit kërkon revanshin, për ta ndezur edhe më shumë garën për titull, pasi diferenca në rast suksesi të Gjilanit do të ngushtohej në vetëm një pikë.

Drita aktualisht kryeson me 65 pikë, ndërsa Gjilani është i treti me katër pikë më pak. Në tetë ndeshje të zhvilluara pas pushimit prej COVID-19 si Drita ashtu edhe Gjilani nuk e njohin humbjen. Drita ka shtatë fitore e një barazim derisa Gjilani ka regjistruar gjashtë fitore e dy barazim.

Rezultatin e derbit të Gjilanit e presin me interes edhe Ballkani dhe Prishtina, që do të matin forcat mes tyre. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi është e dyta dhe nëse fiton me kryeqytetasit do të ngjitej në krye me pikë të barabarta me Dritën, sigurisht nëse kjo e fundit e humbet derbin me Gjilani. Po kështu, edhe Prishtina shpreson të rikthehet në garën për titullin me suksesin në Suhrakë e me shpresën që Drita nuk do ta fitojë derbin.

Në takimet e tjera spikat Trepça ’89 – Llapi, me mitrovicasit që duna patjetër fitoren për mbijetesën, ndërsa skuadrës nga Podujeva edhe një pikë do t’i vlente për të siguruar matematikisht qëndrimin në IPKO Superligë.

Flamurtari, ndërkohë pret Feronikelin që nuk ka asnjë objektiv për të arritur në takimet e fundit, Drenica luan me Vushtrrinë e rënë nga Kategoria, ndërsa Ferizaj-Dukagjini përplasen thjesht për të respektuar kampionatin.

Java 31

Drita – Gjilani

FC Ballkani – Prishtina

Flamurtari – Feronikeli

Trepca ‘89 – KF Llapi

Ferizaj – Dukagjini

Drenica – Vushtrria

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency