Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

‘Përplasje’ kryesuesish në Mestalla

Me 8 fitore radhazi, Valencia ka ‘fluturuar’ në vendin e dytë të renditjes, vetëm 4 pikë larg Barcelonës Kryesuese dhe po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon. Gjithsesi, skuadra e Marcelinos do të përballet me ‘testin e të vërtetës’, pasi do të presë në shtëpi pikërisht katalanasit.

Vendi i dytë, do të përballet me kryesuesit, në një sfidë që premton të jetë spektakolare, me Valencian që do të kërkojë të konfirmohet si pretendente dhe Barcelonën që do të tentojë shkëputjen në krye të klasifikimit.

Katalanasit kanë fituar 11 nga 12 sfidat e këtij sezoni dhe nëse marrin 3 pikët sot, do të shkojnë +7 nga vendi i dytë dhe do të ‘udhëtojnë’ të qetë drejt titullit kampion. Nga ana tjetër, Valencia ka sot edhe mbështetjen e 2 tifozëve special, pikërisht skuadrat e Madridit, që pasi fituan takimet përkatëse dje, presin ndalesat e Barcelonës, për të ngushtuar diferencën.

Takimi Valencia-Barcelona do të luhet në ‘Mestalla’, në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...