Kombëtarja shqiptare zhvilluar të dielën pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe. E fundit e kualifikueseve të Euro 2024.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit ishin të pranishëm dhe u stërvitën normalisht nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik. Për më shumë se 1 orë.
Shqipëri-Ishujt Faroe, Sylvinho projekton 6 ndryshime në formacion
Atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë dhe asnjë prej lojtarëve nuk kanë probleme fizike. Duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares. Që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Gjermani 2024.
Lexo edhe:
- Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime ndaj Ishujve Faroe
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin dhe pa ngarkesa fizike. Duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes.
Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe do të luhet këtë të hënë, duke filluar nga ora 20:45, me stadiumin “Air Albania” që do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur.
Takimi i kombëtares shqiptare, që si objektiv ka mbylljen e grupit E në vendin e parë, do të vijë live në SuperSport 2.
