Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

“Përralla” e bukur e Strugës sapo ka nisur, drejtori Besart Isaku: Do të përsëritim hapat e Ballkanit…

Në nisjen e këtij edicioni futbollistik, shumë pak njohës të futbollit mund të parashikonin që në Maqedoninë e Veriut Struga do të arrinte të thyente dominimin e Shkëndijës dhe Shkupit.

Skuadra e themeluar në dekadën e fundit ia doli që të kurorëzohej kampione e Maqedonisë së Veriut dy javë para fundit të kampionatit, duke regjistruar suksesin historik e duke konkretizuar një sezon mjaft të bukur.

Një skuadër që e nisi pa shumë pretendime, por me uri dhe dëshirë të madhe për të fituar, arriti që në fazën e parë të tregonte dominimin e saj e të shtronte udhën drejt titullit kampion.

Struga festoi këtë të diel matematikisht titullin e parë në histori e tashmë sheh përpara drejt Evropës.

Megjithatë, buxheti i skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut është modeste krahasuar me Shkëndijën dhe Shkupin, diçka që na e zbulon drejtori sportiv, Besart Isaku, i cili në emisionin “Zona Gol” në SuperSport tregon për rrugëtimin e Strugës në këto 8 vite.

“Struga është krijuar në vitin 2015 dhe e ka nisur nga kategoria më e ulët. Gradualisht çdo vit është rritur dhe më në fund ia arritëm atij qëllimi, atij projekti që kishim bërë me drejtuesit dhe më në fund jemi matematikisht kampion.

Kemi pasur rivale Shkëndijën dhe Shkupin, që kanë buxhete shumë më të lartë se ne. Kemi një buxhet të ulët. Nëse Shkëndija e ka 2 mln euro, ne e kemi 400-500 mijë euro. Ja që edhe me këto investime i dilet”.

Isaku tregon se Struga nuk do të bëjë çmenduria, duke zbuluar se do të provojë që të bëhet shembulli ideal se dhe me një buxhet modest mund të arrish te suksesi.

“Buxhetin nuk do ta rris dhe do ta mbaj atë buxhet dhe vitin e ardhshëm do të pretendojmë për titullin. Do t’ia lëmë kohës. Unë do mundohem t’i shtoj paratë, pasi kemi pasur nevojë, pasi e kemi nisur nga zero.

Do ta mbushim arkën ngadalë. Është shpejt për të thënë se do të bëjmë historinë. Ne do të provojmë që të përsërisim hapat e Skënderbeut në Shqipëri apo të Ballkanit në Kosovë.

Shpëtim Duro udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion. Drejtori sportiv zbulon se përvoja e teknikut kryeqytetas e bindi që t’i besonte një prej emrave më të njohur të futbollit në rajon.

“Ka qenë zgjedhja ime për eksperiencën që ka pasur në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Duro ka bërë një punë të bukur, duke e shpallur dhe matematikisht kampion ekipin.

Ne kemi dhe finalen e Kupës së  Maqedonisë dhe do të synojmë ta marrim dhe këtë trofe, duke shkruar historinë, që të sjellim dy trofe në Strugë”.

Lexo edhe:

Te Struga besojnë se në pjesëmarrjen e parë në arenën ndërkombëtare mund të arrijnë të bëjnë historinë në Europë.

“Na duhen disa përforcime, por do të mbarojmë këto dy ndeshje që na kanë mbetur, do të luajmë finalen e Kupës dhe më pas do të ulemi me trajnerin Duro dhe stafin teknik që të kemi një skuadër që të kalojmë sa më shumë ture në Champions. Me shumë gjasa do të bëjmë në Champions atë që bëri Ballkani edicionin e shkuar”.

Struga ka grumbulluar 62 pikë në 28 ndeshjet që ka luajtur deri më tani, ndërkohë që në datën 20 maj do të luajë finalen e Kupës përballë Makedonija GP.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...