Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Përralla” Kroaci, ekipi që fitoi simpatinë e të gjithëve

Jam i trishtuar, por edhe krenar për atë që arritëm. Nga shiu dhe drama e finales në Moskës, në sheshet kryesore të Kroacisë ku tifozët pritën me ankth një mrekulli, këto ishin fjalët që trajnerit të rastësishëm, Zlatko Daliç që përmblodhi në mënyrë të thjeshtë atë çfarë përjetoi ekipi i tij.Ndjesia duhet të ketë qenë e njëjtë për të gjithë vendin ballkanas, që shpresuan deri në fund te titulli botëror, të cilin në fillim të turneut askush nuk e imagjinonte, ndërsa në finale shpresuan ta arrinin.

Goditja e marrë në ndeshjen përballë Francës ishte mjaft e fort. 4 gola të pësuar nga episodet dhe për gabime që një skuadër me eksperiencë në ndeshje të tilla nuk do ti bënte. Megjithatë, krenaria dhe admirimi janë më të mëdha se zhgënjimi.Kroacia mund të kishte hyrë në historinë e futbollit botëror, për tu rreshtuar mes gjigandëve. Një ëndërr e bukur, e thyer vetëm një hap përpara finishit. Por në vendin ballkanas janë të vetëdijshëm se fituan një simpati botërore, falë lojës si skuadër me talent të jashtëzakonshëm.

Futboll i bukur, yje të nivelit botëror, luftë sportive, por pa e tepruar me sjelljen. Për këtë arsye Modriç me shokë u shndërruan nga heronjtë e një vendi të vogël, në idhujt e të gjithë botës.Një skuadër që debutoi në vitin 1990, me një ndeshje përballë përfaqësueses amerikane, e luajtur në një kohë kur ende federata kroate nuk ishte anëtare e FIFA-s. Në më pak se tre dekada, Kroacia luajti një herë në gjysmëfinalet e Botërorit 1998 dhe tashmë në finalen e vitit 2018 në Rusi. Një histori e jashtëzakonshme, që edhe pa trofeun e Kupës së Botës do të mbetet e bukur për t’ia treguar brezave të ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...