Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Përse nuk aktivizohet mbrojtësi? Contes i kërkojnë llogari: Dua të fitoj, nuk jam budalla!

Pas disfatës me rezultatin 3-1 në derbin e Londrës së Veriut ndaj Arsenal, trajneri Antonio Conte është duke u përballur me pyetjet e para rreth funksionimit të skuadrës. Spurs, që deri para sfidës me “Topçinjtë” nuk kishin pësuar asnjë humbje, lanë një “shije të hidhur” për mënyrën si u mposhtën nga Arsenal, pasi loja dhe idetë e “Gjelave” nuk ishin në lartësinë e duhur.

Kështu, Conte është pyetur se përse nuk e preferon titullar Matt Doherty në rolin e anësorit të djathtë duke qenë se Emerson Royal nuk ka treguar një nivel të lartë, madje ndaj Arsenal penalizoi skuadrën pasi u ndëshkua me karton të kuq. Por, përgjigja e teknikut italian ishte e shkurtër dhe shumë e drejtpërdrejtë.

“Doherty në sezonin e kaluar luajti çdo ndeshje, por tashmë nuk e shoh në gjendjen e duhur për të startuar ndeshjet. Unë nuk jam budalla, nuk dua asnjëherë të humbas”, u shpreh Conte që tashmë duhet të punojë për të rikthyer ekipin në shina, pasi në këtë sezon, Tottenham kërkon të jetë protagoniste në futbollin anglez. Pas tetë ndeshjeve të para, Spurs renditen në vendin e tretë, me katër pikë më pak se kryesuesit e Arsenal.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...