Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Përshëndetja ushtarake, UEFA mund të hapë procedim disiplinor ndaj Turqisë

Vjen dhe reagimi i UEFA-s për përshëndetjen ushtarake të futbollistëve të Turqisë në momentin e festimit të golit të fitores ndaj Shqipërisë, të premten në mbrëmje.

“Personalisht nuk e kam parë atë veprim, që gjithsesi mund të duket si provokim. Rregullorja e garës ndalon referimet politike dhe fetare? Po, dhe mund t’ju garantoj që do të vlerësojmë këtë situatë. Lërmëni ta kontrolloj.”

Këto janë fjalët e shefi i zyrës së shtypit të UEFA-s, Philip Townsend, që komentoi për ANSA-n rastin në fjalë. Veprimi i futbollistëve turq mësohet se është në mbështetje të forcave të armatosura të Turqisë, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut. Pas verifikimit të pamjeve, UEFA mund të hapë hetimet me Federatën Turke të Futbollit që rrezikon maksimumi një gjobë të majme.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...