Conference League

Personalitet dhe karakter, Laçi i Duros në tokën e paprekur më parë

Laçi për herë të parë në histori e sheh veten në një lëndinë të panjohur që quhet “raundi i 3-të europian”. Kuribasnit, që sistematikisht kanë marrë pjesë në kompeticonet e UEFA-s që nga viti 2010 për herë të parë shohin me sy se çfarë do të thotë të kalosh përtej raundit të dytë.

Bardhezinjtë eliminuan Universitatea Craiovën, një skuadër që vlen e gjitha 20,3 milionë euro, kurse Laçi shkon deri në 3,9  mln. Personaliteti i treguar ishte për notën jo 10, por 20. Një ekip me karakter, që për më tepër ka 3 ndeshje që nuk pëson gol në Conference League, një ekip që përballë një kundërshtari më të kuptuar u shfaq jo si inferior, por si i barabartë.

Zakonisht shumë karakter kanë ata njerëz që kanë prekur fundin dikur apo kanë provuar vështirësitë që jeta të nxjerr përpara. Sherri u largua nga Vllaznia sepse nuk kishte më besimin e qytetit të tij, tek Laçi po tregon se sa talent ka dhe se duhej pak durim me të.

Historia e Renato Malotës, që në ndeshjet me Craiovën nuk kreu thuajse asnjë gabim, është e veçantë. Rrezikoi burgun para disa vitesh, kur ishte pjesë e Vllaznisë, u shkëput nga futbolli dhe shikoni ku është sot. Regi Lushkja kishte momente që të ngjante me Jorginhon dhe freskia e Shehut ishte një armë më tepër. Zarubica duket një afrim i zgjuar, po ashtu si dhe Guindo, që u largua nga Bylisi në mënyrë misterioze dy sezone më parë dhe rishfaqet si jë futbollist që e ka potencialin për të bërë diferencën.

Pa i hequr askujt asnjë meritë, nga kjo tortë festive një fetë e madhe i takon trajnerit Shpëtim Duro. Në Shqipëri, në të gjithë botën në fakt, sa herë ka probleme, përgatitet “gijotina” për trajnerët, është kthyer gati-gati si një mënyrë argëtimi, por, kur rezultatet vijnë, atëherë duket sikur lëvdatat me zor artikulohen. Në këtë rast, një nga arsyet kryesore se përse Laçi do të ketë kënaqësinë që të luajë dy ndeshje prestigjoze kundër gjigantit belg Anderlecht, është aftësia e Shpëtim Duros për të lexuar ndeshjet dhe kundërshtarin. Rivali i radhës është si maja e Everestit pa shtigje, por edhe ajo majë një ditë u pushtua.

Ndërkohë, për të dalë pak tek Vllaznia. Kuqeblutë me një stadium që kishim vite pa e parë me aq shumë tifozë, nuk ia doli të përmbyste AEL-in, duke u mposhtu edhe në Shkodër 0-1, megjithatë luftoi, krijoi raste, goditi dy herë shtyllën dhe dha maksimumin, për këtë arsye nuk ka asnjë kritikë. E vetmja kritikë është për ata tifozë që hidhnin sende në fushë pa pikën e arsyes. Edhe Partizani u eliminua, por kjo dihej mbase që në në momentin kur shorti i nxori përballë Bazelin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency