Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Personalitet dhe legjendë, Pique mund të bëhet presidenti i Barcelonës”

Gerard Pique i shokoi të gjithë ditën e djeshme! Mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, teksa lajmin e dha nëpërmjet një videoje emocionuese në rrjetet sociale. “Tani që ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël.

Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barcelonës nuk do të luaj me asnjë klub tjetër, dhe kështu do të ndodhë. Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Camp Nou! Do të jem gjithmonë tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime. Një ditë do kthehem sërish, forca Barcelona”, deklaroi 35-vjeçari.

Pique fitoi 30 trofe gjatë aventurës me ekipin e zemrës, teksa fitoi si protagonist edhe Kupën e Botës (2010) dhe Europianin (2012) me Spanjën. “Pique meriton të gjitha lavdërimet e tifozëve. Ai vendosi të tërhiqej sepse ndihet më pak i rëndësishëm dhe më pak i dobishëm.

Kjo tregon madhështi, ende pse ka kontratë. Tifozët e Barcelonës e nderojnë dhe e vlerësojnë për atë që është: një mit. Ai është i virtytshëm, i guximshëm, konkurrues, fitues, pa komplekse dhe shumë inteligjent”, deklaroi trajneri Xavi.

Elozhe pati edhe nga presidenti Joan Laporta: “Kemi biseduar kohët e fundit, por ia lamë ta merrte vetë vendimin final. Pique do të jetë gjithmonë një pikë referimi për tifozët e Barcelonës. Videoja e tij më emocionoi, ai është pjesë e historisë së klubit tonë.

Ai është një person me personalitet të madh dhe ne jemi në dispozicion të tij për ta bërë këtë proces tërheqjeje sa më barcelonist, sepse Gerard ka treguar se e do me zemër këtë klub”, u shpreh kreu i klubit katalanas.

Ndërkohë, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, zbuloi edhe të ardhmen e qendërmbrojtësit, të cilin e sheh si presidentin e ardhshëm të Barcelonës: “Pique ishte një lojtar legjendar për futbollin spanjoll. Ai gjithmonë e ka thënë se klubi i tij i fundit do të ishte Barcelona.

A mund të bëhet presidenti i klubit? Po, pse jo? Ai di të bëjë biznes, e ka treguar prej vitesh këtë cilësi, ka përvojë të madhe në biznes dhe në sipërmarrje. Gerard e njeh botën e futbollit si lojtar dhe si menaxher.

Kjo e bën atë një kandidat potencial për presidencën e Barçës. Pra, po, Pique është i aftë të bëhet president nëse dëshiron, pasi dhe anëtarët e klubit e duan”, theksoi Tebas. Lideri i mbrojtjes do të zbresë të shtunën për herë të fundit si futbollist në duelin Barcelona-Almeria (21:00) SuperSport 2.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...