Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Peruja “hakmerret” ndaj Brazilit e mposht në Los Angeles

Në Los Angeles, Peruja shtang Brazilin. Një gol i Abram në minutën e 85-të i dha fitoren skuadrës së trajnerit argjentinas Gareca në miqësoren e luksit ndaj Seleçaos në Amerikë. Kjo ishte një hakmarrje e vogël e Perusë për humbjen në finalen e Copa America 2019. Peruanët u mbrojtën mirë në këtë sfidë dhe ndëshkuan skuadrën e Tites pak minuta para fundit. Në minutën e 63-të u fut në fushë edhe Neymar në vend të Firminos por sulmuesi i PSG nuk arriti të linte shenjë. Në miqësoret e tjera Uruguai pa dyshen Suarez-Cavani barazoi 1-1 në transfertë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hondurasi surprizoi Kilin duke e mposhtur 2-1. Kolumbia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Venezuelës ndërkohë që Ekuadori mposhti 3-0 Bolivinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...