Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Peruja shkurorëzon Kilin, synon mrekullinë me Brazilin në finale

Kili detyrohet të dorëzojë kurorën e kampionit të Copa America ende pa u shpallur fituesi i këtij edicioni. Triumfatorët në dy edicionet e fundit u mposhtën 3-0 në gjysmëfinale nga Peruja, që konsiderohet surpriza më e madhe në këtë turne.

Më 7 korrik, “La Roja”, e drejtuar nga Reinaldo Rueda, do të kërkojë të bëjë mrekullinë në finale në Brazilin vendës, ndërsa një ditë më parë, pra më 6 korrik, Argjentina dhe Kili do të luajnë finalen për vendin e tretë.

Askush nuk e priste këtë kualifikim të Perusë, sepse Kili shfaqej favorit në letër. Kjo u pa edhe në fushën e lojës, ku Kili kishte më shumë raste, gjuajte në portë, kontrollin e topit por fati nuk ishte me to sot.

Peru me vetëm tre gjuajte në portë arriti të shënojë tre gola, dy që në pjesë të parë. Golin e parë e realizoi Flores në minutën e 21-të dhe të dytin Youtun në minutën e 38-të, pas një daljeje të gabuar të portierit të Kilit, Arias.

Në pjesën e dytë Kili sulmoi me të gjitha forcat por portieri i Perusë, Gallese ishte në formën e tij më të mirë. Në minutat shtesë të pjesës së dytë një kundërsulm bën që Peruja të shënojë golin e tretë me anë të Guerreros.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...