Rusi 2018

Peruja, skuadra e fundit e kualifikuar në Botëror, eliminon Zelandën e Re

Peruja fitoi 2-0 në ndeshjen e dytë play off me Zelandën e Re dhe kualifikohet në Botëror, duke kompletuar mozaikun prej 32 skuadrash që do të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm në Rusi. Në “Estadio Nacional”, në kryeqytetin Lima, vendasit shënuan nga një gol në cdo pjesë, duke shuar ëndrrën e Zelandës së Re për pjesëmarrjen e tretë në Kupën e Botës. Në minutën e 28-të Farfan, i asistuar brenda zonë nga Cueva, goditi fort duke tundur rrjetën e portës së miqve. Goli i dytë, që i dha goditjen përfundimtare Zelandës së Re u shënua nga Ramos në të 65-ën, në zhvillimet një e një goditjeje këndi. Peruja kualifikohet në Botëror për here të 5-të me rezultatin e përgjithshëm 2-0, pasi takimi i parë i zhvilluar në Zelandën e Re përfundoi në barazim pa gola.

Me zbulimin e përfaqësueses së fundit pjesëmarrëse në “Rusi 2018” konfigurohen përfundimisht edhe vazot e shortit të Botërorit, që do të hidhet në dhjetor. Peruja është vedosur në vazon e dytë, duke zbritur në vazon e tretë Danimarkën dhe në të katërtën Serbinë.

Ja 32 skuadrat e kualifikuara në finalet  e Botërorin “Rusi 2018”:

Europa:

Rusia, Belgjika, Gjermania, Anglia, Spanja, Polonia, Islanda, Serbia, Portugalia, Franca, Kroacia, Suedia, Zvicra, Danimarka.

Amerika e Jugut:

Brazili, Uruguai, Kolumbia, Argjentina, Peruja.

CONCACAF:

Meksika, Kosta Rika, Panamaja.

Afrika:

Egjipti, Senegali, Maroku, Tunizia, Nigeria.

Azia:

Irani, Japonia, Koreja e Jugut, Arabia Saudite.

Australia dhe Oqeania:

Australia.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency