Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Përveç djalit, do jepja gjithçka për Champions”, mesfushori i Realit ndez atmosferën

Dita e finales së Champions League erdhi. Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sonte mes tyre në “Stade de France” të Parisit.

“The Reds” synojnë trofeun e shtatë në histori për të barazuar Milanin dhe për t’u hakmarrë për disfatën e pësuar katër vite më parë në Kiev.

Ndërkohë, “Los Blancos”, të cilët janë rekordmenët e këtij kompeticioni, duan të dërgojnë kupën me veshë për herë të 14-të në kryeqytetin spanjoll.

Mesfushori i skuadrës së Carlo Ancelottit, Federico Valverde foli për AS rreth duelit ndaj anglezëve, duke deklaruar se është gati të japë gjithçka për të arritur te suksesi.

Çfarë do të jepja për të fituar trofeun? Shumë, ndoshta çdo gjë. Është një trofe unik për çdo lojtar në botë. Unë jam i gatshëm të jap shumë gjëra, përveç djalit tim. Ndoshta edhe gruan time.

Sigurisht që po bëj shaka, por jo çdo ditë mund të luash një finale si kjo. Shpresoj që ne të jemi ata që do të ngremë kupën”, deklaroi 23-vjeçari nga Uruguaji.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...